300 artikuj nga vendi antik dhe islamik do të shfaqen në muzeun Victoria & Albert

Nga skulpturat antike tek fotografitë bashkëkohore, objektet që përfshijnë 5,000 vite art, kulturë dhe dizajn iranian do të shfaqen në muzeun Victoria & Albert të Londrës këtë javë në ekspozitën më të madhe në Britani në 90 vite. “Irani Epik”, i cili pritet të çelet për publikun ne fundjave  përmban më shumë se 300 artikuj nga Irani antik, Islamik dhe bashkëkohor, duke përfshirë dorëshkrime, qeramika, qilima, tekstile si dhe fotografi.

Ekspozita e përbërë nga 10 seksione përfshinë “Perandorinë Persiane”.  

Kohët e fundit bota po njeh traditat e pasura të Iranit me trashëgimi të mrekullueshme kulturore tha bashkë-kuratori John Curtis.

Artefaktet në ekspozitë përfshijnë relike antike të tilla si cilindri Cyrus dhe Lion Rhyton, si dhe sende më bashkëkohore si fotografia e Shirin Alia badi e një gruaje që fryn flluska. Realizimi i kësaj ekpozite ka qenë shumë i vështirë, për shkak të pandemisë sjellja e objekteve nga Irani ka qenë gati e pamundur, por jo e lehtë edhe prej sanksioneve të rivendosura mbi Iranin nga ish Presidentit të SHBA Donald Trump nga një marrëveshje bërthamore e vitit 2015 në 2018.

Klan News