Autoritetet: Novelisti është fajtor pasi ai denigroi myslimanët dhe fenë në librat e tij

Irani ka mohuar “kategorikisht” çdo lidhje me sulmuesin që plagosi novelistin e njohur Salman Rushdie. Autoritetet iraniane kanë fajësuar vetë shkrimtarin.

Rushdie, 75 vjeç, mbeti i plagosur rëndë pasi u godit me thikë në skenë teksa mbante një fjalim në Nju Jork. “Askush nuk ka të drejtë të ngrejë akuza kundër Iranit për sulmin e ndaj Salman Rushdie, për të cilin ai është fajtor pasi denigroi myslimanët e botës”, tha në një deklaratë Ministria e Jashtme në Teheran.

Romancieri, i cili ka jetuar nën kërcënimin me vdekje për dekada për shkak të librave të tij që Irani i cilëson pasazhe blasfemike, tanimë ka dalë nga gjendja e intubimit. Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, akuzoi mediat shtetërore të Iranit se shfaqën gëzim për sulmin duke e quajtur sjelljen e tyre “të neveritshme“. Shkrimtarët dhe politikanët në mbarë botën e kanë dënuar sulmin.

Mediat iraniane e kanë komentuar gjerësisht sulmin, duke e quajtur atë “shpagim hyjnor“. E përditshmja transmetuese shtetërore e Iranit nënvizoi lajmin se Rushdie mund të humbasë një sy pas sulmit, duke thënë se “një sy i Satanit është verbuar“.

Në vitin 1991, përkthyesi japonez i romanit, Hitoshi Igarashi u godit me thikë për vdekje. Policia ka hapur një hetim në lidhje me këtë sulm edhe pse autori është arrestuar. Përkthyesi i romanit në italisht u plagos në vitin 1991 dhe dy vjet më vonë botuesi norvegjez u qëllua dhe u plagos rëndë.

Në vitin 2019, Twitter pezulloi llogarinë e liderit suprem të Iranit Ayatollah Ali Khamenei për shkak të një postimi që thoshte se dekreti fetar kundër Salman ishte “e pakthyeshme“. Ky dekret kërkonte gjithashtu që cilido që e vret novelistin do të merrte një shpërblim prek 500 mijë Dollarësh.  

Romancieri u detyrua të fshihej për gati 10 vjet pas botimit të Vargjeve Satanike në 1988. Shumë myslimanë reaguan duke argumentuar se portretizimi i Profetit Muhamed ishte një fyerje e rëndë për besimin e tyre.

Klan News