_87526551_87526550

Teherani akuzoi Arabisë Saudite se ka bombarduar “qëllimisht” ambasadën iraniane në Sana, kryeqytetin e Jemenit,  çka përshkallëzon më tej, tensionet, që nisën me ekzekutimin me vdekje të imamit shiit nga Riadi, Nimër Al Nimër.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme në Teheran, Hosein Xhaber Ansari tha se “ky akt i qëllimtë përbën shkelje të të gjithë konventave dhe traktateve ndërkombëtare, që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të gjithë ndërtesave diplomatike, në çfarëdolloj rrethane”.

Ai tha se gjatë sulmit ajror janë plagosur disa nga pjesëtarët e stafit të ambasadës dhe se Arabia Saudite do të mbajë përgjegjësi për dëmin që i shkaktuar ndërtesës diplomatike.

Gjenerali Ahmed Aseri, në emër të koalicionit të drejtuar nga Arabia Saudite në Jemen tha se “pas akuzave, do të nisin menjeherë hetimet”. Ai shpjegoi se “avionët ushtarakë ndërmorrën disa sulme ajrore në Sana, të mërkurën në mbrëmje dhe vunë në shenjestër bazat raketahwdhese që përdoren nga militantët Huti, për të goditur Arabinë Saudite, mes të cilave edhe ndërtesa diplomatike, të braktisura”.

Riadi ka akuzuar shpesh Teheranin se mbështet Hutet në Jemen, një akuzë që autoritetet iraniane e kanë hedhur poshte me forcë.

Tv Klan