Irani paralajmëron daljen nga marrëveshja

Irani paralajmëron daljen nga marrëveshja

15:05 15/06/2019

Pas tensioneve në rritje që kulmuan me incidentin në ngushticën e Omanit Presidenti iranian Hassan Rohani, paralajmëroi se vendi i tij do t’i japë fund zbatimit të detyrimeve të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.

Hassan Rouhani, President i Iranit: Natyrisht Irani nuk mund të qëndrojë në këtë marrëveshje të njëanshme. Është e nevojshme që të gjitha palët të kontribuojnë në mbajtjen në fuqi të saj.

SHBA-të publikuan prova që fajësojnë regjimin iranian se ka sulmuar qëllimisht cisternën japoneze me bomba. Por për Teheranin këto akuza nuk janë gjë tjetër veçse sabotazh diplomatik.

Teksa marrëdhëniet Teheran-Washington sa vijnë e përkeqësohen, Irani, Rusia, dhe Kina po marrin pjesë samitin e vendeve të Lindjes së Mesme në Kirgistan për intensifikimin e bashkëpunimit mes tyre.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme

KPT
KPT
UKT