Irani ka testuar një raketë me rreze të gjatë veprimi për të treguar se zotëron kapacitetet për të goditur bazat izralite të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky test i rrit tensionet mbi programin e tij bërthamor. Perëndimi beson se Irani po punon për ndërtimin e një bombe atomike por javën e shkuar Teherani i hodhi poshtë këto pretendime dhe kërcënoi me mbylljen e kanalit të Hormuzit nëse Perëndimi do të vendosë të tjera sansksione në tregtimin e naftës.

Zyrtarë të lartë të Marinës Iraniane thanë se do të testonin dy raketa të prodhuara në vend dhe një sistem të ri raketor të quajtur i lehtë si mënyrë për të treguar vendosmëri për të kundërshtuar çdo sulm nga vendet armike si Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara.

Testimi u krye në ditët e fundit të stërvitjes dhjetë ditore në të cilën u ftuan të merrnin pjesë edhe ushtarakë nga Siria, aleati kryesor nga vendet arabe. Mes tensioneve, BE po shqyrton mundësinë e sanskioneve të reja duke ndjekur SHBA.

Flota e pestë amerikane reagoi ndaj kërcënimit të Iranit për të mbyllur gjirin e Hormuzit ku kalon një sasi e kondiderueshme nafte, duke bërë të qartë se nuk do të ndalojë asnjë ndërprerje të tregtisë në këtë gji./tvklan.al