Irani ka lëshuar një urdhërarrest për Donald Trump, për vrasjen e gjeneralit Qassem Soleimani. Sipas asaj që raporton Al Jazeera, Irani ka kërkuar ndihmën e Interpolit, për të ndaluar presidentin amerikan dhe disa persona të tjerë, të cilët ndërmorën sulmin me dron në Baghdad  ku mbeti i vrarë gjenerali i lartë iranian.

Prokurori Ali Alqasimehr tha se Trump, së bashku me më shumë se 30 persona të tjerë, akuzohen nga Irani për përfshirjen e tyre në sulmin e 3 Janarit dhe përballen me akuzën e vrasjes dhe terrorizmit.

Al Jazeera shkruan se prokurori nuk identifikoi asnjë prej emrave të tjerë, përveç Trump, por theksoi se do ta ndjekë çështjen edhe pas përfundimit të presidencës së tij.

Interpoli, me qendër në Lyon të Francës, deri më tani nuk e ka komentuar ende kërkesën e mbërritur nga Irani./tvklan.al