Iranianët në Shqipëri, si po përpiqen të rrëzojnë regjimin në Teheran përmes internetit

Një televizion belg që ka hyrë brenda ambjenteve të kampit të muxhahedinëve në Manzë ka intervistuar disa prej pjesëtarëve të organizatës MEK, të cilët thonë se po përpiqen përmes rrjeteve sociale të rrëzojnë regjimin në Teheran.

Brenda këtij qyteti që ndryshon çdo ditë zhvillohet një luftë e ashpër në internet nga nje skuadër zonjash, që të vetmin qëllim kanë rrëzimin e ajetullahëve nga pushteti.

“Ne prodhojme klipe kunder regjimit që më pas i postojmë në rrjetet sociale. Ne mundohemi me çdo kusht të bindim ndjekësit tanë dhe ata kudo në botë dhe Iran për krimet që regjimi kryen çdo ditë”.

Deri tani 800 faqe, grupe dhe llogari të koordinuara janë fshirë nga Facebook, pasi rezultuan se drejtoheshin nga Irani si pjesë e një fushate manipulimi e shtrirë në të paktën 20 shtete të botës. Shqipëria ishte një prej vendeve ku ishin hapur këto llogari me identitete të rreme vendase.

“Ne jemi një lëvizje e pavarur dhe jetojmë vetëm me parate e mbështetësve tanë. Janë spekulime fjalët që kampin në Shqipëri e kemi ngritur me paratë e CIA-s”.

Në muret e brendshme të banesave të tyre në Manzë, muxhahedinët kanë vënë fotot e atyre që ata i konsiderojnë si martirë të vrarë në Iran. Ata stërviten në kushte kampi, por mohojnë që në këto stërvitje po mësojnë edhe si të përdorin armët.

Tv Klan

Kategori
AktualitetKlan PlusTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*