Trilleri hakmarrës i Jafar Panahi-t “Ishte vetëm një aksident”, një aktakuzë për korrupsionin dhe tiraninë në vendin e regjisorit disident iranian, fitoi Palmën e Artë në Festivalin e 78-të të Filmit në Kanë të shtunën.

Një thriller politik i fuqishëm, qe shënoi udhëtimin e parë të Panahit në Rivierën Franceze pas një mungese 22-vjeçare, të shkaktuar nga dënimet e përsëritura nga regjimi i Teheranit me burg dhe ndalimet e udhëtimit.

Çmimi i Madh i vendit të dytë, shkoi për filmin “Sentimental Value” të regjisorit norvegjez Joachim Trier, një rrëfim prekës për një familje të përçarë në heshtje me protagonistë Renate Reinsve dhe Elle Fanning.

Çmimi për Aktorin më të Mirë, i shkoi brazilianit Wagner Moura, për filmin “O Agente secreto” të Kleber Mendoca Filho. Për këtë film juria shpalli edhe regjisorin më të mirë si fitues.

Ndërsa si Aktorja më e Mirë, u shpall Nadia Melliti, për filmin “Le petit dernier” nga Hasfia Herzi.

Para nisjes së festivalit, Kana pati një ndërprerje të energjisë, që zgjati për më shumë se pesë orë. Shkak u bë vënia e zjarrit në një kabinë elektrike, teksa kanë nisur hetimet për këtë incident të rëndë.

Tv Klan