Të mbyllet në shtëpi dhe të qajë për dashurinë e humbur nuk është shembulli që ka ndjekur Irina Shayk. Pasi i dha fund romancës 4 vjeçarë me Bradley Cooper, 33 vjecarja është rikthyer në pasarelë.

Në formë dhe plot vetëbesim, ajo rrëmbeu gjithë vëmendjen në një sfilatë të mbajtur në Itali.

E veshur me një fustan lëkurë të zi, me dorashka prej lëkure dhe geta të zeza Irina u bë sërish kryefjala e mediave rozë.

Vetëm pak ditë më parë fotografia e saj duke mbajtur një valixhe në duar duke dalë nga shtëpia bëri bujë ne media duke konfirmuar ndarjen nga aktori me të cilin ka edhe një vajzë.

Tv Klan