Poston ish-partnerin ndërkohë që përflitet se është në një romancë me Tom Brady

Në një kohë që përflitet se po shijon një romancë me ish-futbollistin Tom Brady modelja e njohur Irina Shayk ka konfuzuar jo pak ndjekësit në rrjetet sociale.

Në nëj sërë fotosh që ka shpërndarë ajo çfarë ka rënë në sy më shumë se format perfekte të modeles ka qënë pikërisht kjo foto.

Interesante mbetet faktu  se në mesin e fotove që  postoi, shihet ish-partneri i saj Bradley Cooper duke i lënë fansat të kuptojnë se dyshja janë së bashku me pushime.

37-vjeçarja dhe 48-vjeçari u ndanë në vitin 2019 pas katër vitesh lidhje dhe së bashku ata kanë një vajzë e cila është 6 vjeç.

Edhe pse nuk dihet se çfarë po ndodh mes ish-çiftit,  modelja është parë kohët e fundit me Tom Brady. Dy javë më parë, ata u fotografuan duke dalë së bashku nga i njëjti hotel në Londër.

Klan News