Irina Shejk i përcolli 21.3 milionë ndjekësve të saj në Instagram përmes kësaj video, temperaturat e ngrohta të plazheve tropikale ku ajo po kalon disa ditë pushime, ende pa nisur sezoni veror.

Me bikini me linja elegante, 37-vjeçarja ekspozon linjat e saj perfekte që thotë se i ka arritur përmes stervitjes intensive në palestër. Madje në komentet e saj në rrjetet sociale thotë se ka filluar të merret me Xhu Xhitsu, një lloj arti marcial japonez që ndër të tjera ndihmon edhe për rënien në peshë dhe tonifikimin e muskujve.

Modelja e famshme thotë se pavarësisht angazhimeve të shumta me aktivitetet e modës, arrin të ruajë balancën e përditshmërisë, duke gjetur kohë për palestër por edhe për t’iu përkushtuar vajzës së saj Lea. Mediat rozë shkruajnë se ajo i është rikthyer romancës me ish-bashkëshortin e saj aktorin Bradley Cooper, babait të së bijës pavarësisht ndarjes në 2019-ën.

Tv Klan