Këngëtari i njohur Irkenc Hyka, ishte i ftuar në spektaklin “Në kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, ku foli për karrierën dhe jetën personale. Irkenci nuk iu shpëtoi as pyetjeve pikante të gazetarëve të vegjël, një ndër të cilat kishte të bënte me talentin e tij dhe nëse ai i këndon vajzave.

Irkenc Hyka: Unë iu kam kënduar gjithë jetën gocave por unë e kam tani gocën time. Femra është qenia më e bukur në botë dhe patjetër që duhet t’i këndojmë. Iu kam kënduar vajzave kur kam qenë i vogël poshtë dritares. Iu këndoja këngën: ”Nëse sonte ndjehesh vetëm dhe ke frikë të shohësh ëndrra…”/tvklan.al