Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar, tha se vendi i tij do të mbajë referendum në fund të majit, për të hequr ose jo ndalesën kushtetuese mbi shumicën e aborteve.

 Qeveria e ka marrë vendimin të hënën vonë.

 Varadkar tha se votuesit do të pyeten nëse duan ta mbajnë në fuqi amendamentin e tetë të Kushtetutës, apo ta shfuqizojnë atë dhe të autorizojnë Parlamentin të krijojë legjislacion për abortin.

 Irlanda, kryesisht e krishterë, ka ndalesën më të rreptë të abortit në Evropë.  Aborti atje është i ligjshëm vetëm në rastet kur jeta e nënës është në rrezik.

 Varadkar, i cili kryeson partinë e qendrës së djathtë Fine Gael, ka bërë fushatë për të lehtësuar ndalimin e abortit./REL