Irlanda e Veriut, çështjet e G7


Irlanda e Veriut, çështjet e G7

08:20 13/06/2021

Tensionet mbi marrëveshjen pas Brexit për Irlandën e Veriut ishin një temë kryesore në takimet e sotme të grupit të G7.

Krerët e Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian thanë se BE ishte e bashkuar në kërkesën që Britania  të zbatojë të gjithë marrëveshjen  i njohur si Protokolli i Irlandës së Veriut.

I ashtuquajturi kufiri doganor në Detin Irlandez u ra dakord në mënyrë që kufiri në ishullin e Irlandës të mbahej i hapur, duke përmbushur kushtet e marrëveshjes e cila i dha fund dekadave të konfliktit të përgjakshëm në Irlandën e Veriut. Por Protokolli i Irlandës së Veriut e ka tensionuar atë marrëveshje dhe tani rrezikon të shkaktojë një luftë tregtare midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE.

“Ka mjaft keqkuptime rreth BE-së në lidhje me situatën në Irlandën e Veriut, ekuilibrin e marrëveshjes dhe procesin e paqes. Unë mendoj se do të kemi disa zgjidhje pragmatike dhe nëse nuk i bëjmë, atëherë unë mendoj se ajo që miqtë tanë gjithashtu kanë kuptuar është se është detyra kryesore e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të mbështesë integritetin territorial Britanisë. Dhe kjo është ajo që ne do të bëjmë. Dhe ne do të bëjmë gjithçka që duhet për ta siguruar atë”, është shprehur Boris Johnson.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, shkroi në Tëitter se të dy palët duhet të zbatojnë atë që kanë rënë dakord. Që kur Britania përfundoi daljen e saj nga BE në fund të vitit të kaluar, marrëdhëniet me bllokun dhe veçanërisht Francën janë acaruar, me Macron duke u bërë kritiku më i zëshëm për të respektuar kushtet e një pjese të marrëveshjes së saj për Brexit.

Gjatë takimit të G7, Macron i bëri të ditur Johnson se të dy vendet kishin interesa të përbashkëta, por që lidhjet mund të përmirësoheshin vetëm nëse Johnson do të mbante fjalën e tij për Brexit. Udhëheqësit diskutuan gjithashtu edhe për konkurrencën strategjike me Pekinin dhe kërkuan një përgjigje koherente pas rritjes ekonomike dhe ushtarake të Kinës gjatë 40 viteve të fundit.

Ndërkaq mijëra aktivistë të grupit Extinction Rebellion marshuan përmes Falmouth 7. Grupi i bëri thirrje liderëve të G7 për të nxjerrë në pah kërcënimin për ndryshimin e klimës, jetën e egër dhe të ndërmarrin veprime të menjëhershme.

Klan News






Të ngjashme