“Krerët e komunave serbe të zgjidhen në mënyrë demokratike”

Kryeministri irlandez, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovës, i ka kërkuar kryeministri Albin Kurtit themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sipas tij Asociacioni duhet të jetë një mikroshtet, ndërsa bëri thirrje për heqjen e masave nga BE.

Është shumë me rëndësi që kryetarët e komunave në veri të zgjidhen në mënyrë demokratike dhe të përfaqësojnë njerëzit në ato zona. Dua të shoh Asociacionin që po themelohet. Kjo duhet të bëhet në koordinim të atyre zonave dhe nuk dua të shoh të krijohet një mikroshtet brenda Kosovës. Nuk do të ishte e dobishme për të ardhmen.

E kryeministri Kurti ka kërkuar nga Bashkimi Evropian të reagojë, siç ka thënë, ndaj shkeljeve që po i bën dhe mund t’i bëjë Serbia marrëveshjeve në kuadër  të procesit të dialogut.

Sipas tij moszbatimi i marrëveshjeve nga Serbia është arsyeja se pse Kosova po insiston të ketë nënshkrim të  Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit dhe aneksit të Ohrit.

Nga kryeministri irlandez është kërkuar të përkrahë Kosovës në rrugën e saj për anëtarësim në Be dhe Këshillin e Evropës. Kryeministri irlandez ka takuar edhe presidenten Vjosa Osmani.

Tv Klan