Qeveria Irlandeze ka në plan të lehtësojë kufizimet e Covid-19,  për dy javë gjatë Krishtlindjeve.

Rregullat e rrepta do të rikthehen vetëm nëse nivelet e virusit do fillojnë të rriten. Zëvendës Kryeministri Irlandez Leo Varadkar është shprehur se “lehtësimet duhet të fillojnë të bëhen në faza nga tani, për më shumë siguri”.

“Është marrë në konsideratë të lejohet bashkimi i tre familjeve në një vend, gjatë periudhës festive”, ka shtuar ai.

Ai ka konfirmuar se të parat që do të hapen janë palestrat, shitjet me pakicë, parukeritë dhe shërbimet personale. Ndërsa, është në diskutim rihapja e bareve dhe restoranteve në javën e ardhshme.

Deri tani Irlanda ka 71,187 raste të konfirmuara me koronavirus si dhe 2,033 vdekje./tvklan.al