Një shqiptar është arrestuar në flagrancë me 680 000 euro drogë dje në Dublin, kryeqytetin e Republikës së Irlandës.

Lajmi bëhet i ditur nga gazeta “The Irish Sun”, e cila nuk e bën të ditur emrin e 47-vjeçarit nga Shqipëria.

Gazeta thotë se në një makinë në Clondalkin atij iu gjetën 34 kilogramë kanabis bimor me vlerë 680 000 euro.

Shqiptari ndodhet në paraburgim në pritje të vendimit të gjykatës. /tvklan.al