E ftuar në programin “Rudina”, në Tv Klan këtë pasdite ishte këngëtarja e njohur Irma Libohova. Së fundmi, ajo ka realizuar dy projekte të reja muzikore, këngën “Ike ti”, tekstin e së cilës e ka shkuar vetë dhe këngën “Mam”, me të cilën vjen në bashkëpunim me reperin nga Gjakova, Ylldrit Jakupaj.

Një ndër pasionet e Irma Libohovës janë fotot dhe veshjet të kombinuara gjithmonë me aksesorë. Gjithmonë ka rënë në sy stili i veçantë i veshjeve të saj, ku dominojnë ngjyrat dhe aksesorët me përmasa të mëdha. Këto ditë, ajo realizoi një photoshooting për kopertinën e një reviste (Star People). Gjatë realizimit të fotove, Irma përdori 4 veshje të ndryshme në disa vende të ndryshme në Tiranë. Veshjet që përdori në photoshooting ishin me ngjyra të forta dhe shumë të dashura për Irmën.

Irma Libohova: Të bësh disa fotografi dhe të ndërrosh veshjen është punë, se do kombinosh, do pyesësh. Ajo që del aty në finale duket bukur, por mbrapa ka goxha punë. Ama kur sheh që ka një produkt të bukur edhe kënaqesh.

Irma tregon se e ka pasur fillimisht siklet të pozonte para aparatit fotografik.

Irma Libohova: Është gjëja që nuk e kam patur hiç përzemër, mirëpo tani jo se e kam përzemër, por nuk e kam siklet. E kam patur shumë siklet përpara. Jam çliruar nga ai kompleksi i vetes, domethënë kam autogjykuar veten, besoj jam çliruar nga ai kompleks nuk kam më./tvklan.al