Në një lidhje në Skype për programin “Rudina” në TV Klan këtë pasdite ishte këngëtarja Irma Libohova.

Ajo u shpreh se tashmë ka kohë të bollshme dhe është munduar të përshtatet me kushtet e krijuara si pasojë e vetëizolimit.

Irma Libohova: Nuk kam përjetuar frikë, përgjithësisht kam kohë të bollshme për ta rregulluar gjithë ditën time, sepse orari im është mbrapsht, zakonisht më zë gjumi vonë, në 03:30-04:00 të mëngjesit. Jam munduar të përshtatem.  

Rudina Magjistari: Ti si mendon? Si ta ndjen zemra, ke shpresa që do dalim më shpejt?

Irma Libohova: Kush është ai që nuk do të dalë, të fitojë lirinë? Ne në liri jemi, po jemi kështu në liri pa liri. Edhe kush është ai që nuk do donte, sa më shpejt, na ka humbur kontakti, kemi humbur ca reflekse. Kemi bërë një përshtatje tjetër, besoj këtë ndjesi e kanë të gjithë dhe dua një minutë e më parë. Ke parasysh që artistët janë ata që e kanë lënë të parët, domethënë ndër të parët, që e kanë mbyllur po them në thonjëza punën dhe besoj janë të fundit që do ta hapin. Megjithatë jeta e artistëve apo profesioni i tyre është prezent në çdo familje sepse edhe pa muzikë jeta s’ka kuptim./tvklan.al