Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Mustafa përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku thotë se është izoluar në banesë.

Sot, pas analizave te kryera, kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur. Ditët në vijim do të jem i izoluar. Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal”, shkruan Isa Mustafa në Facebook. /tvklan.al