Largohet nga Real Madrid pas 9 sezonesh

Isco do të jetë pjesë e Sevilla këtë sezon, duke u bërë përforcimi i tretë në këtë merkato vere për skuadrën nga Andaluzia.

Mesfushori me tipare sulmuese arriti akordin dhe të hënën është parashikuar të kryejë kontrollet mjekësore të firmosë një kontratë 2-vjeçare, sipas njoftimit të klubit spanjoll.

Një aventurë e re për Isco po në Spanjë pas 9 sezoneve me Real Madrid ku fitoi 19 trofe, mes tyre 5 herë Champions League. 30-vjeçari është aktivizuar edhe me Valencia dhe Malaga në La Liga. isco ka zgjedhur një ekip si Sevilla që do të marrë pjesë në grupet e Champions, një mundësi e mirë për të luajtur në nivele të larta edhe në Europë.

Tv Klan