Kritikojnë qeverinë për mospërparim në politikën e jashtme, të papranueshme sanksionet e BE

Ndonëse situata në veri është qetësuar, Kosova mbetet e sanksionuar nga Bashkimi Europian. Për njohës të çështjeve politkie në Prishtinë kjo është e papranueshme dhe kritikojnë qeverinë Kurti për këtë situatë.

“Kosova është një vend nën sanksione nga BE, është i vetmi vend që në kontinentin evropian nuk është kandidat zyrtar.”

Për ish-ambasadorët vendi ka humbur respektin e ndërkombëtarëve.

“Politika e jashtme e Kosovës është më e dobët, me e parespektuar, pa vizion, pa strategji dhe në krahasim me politikën e jashtme të viteve ’90 kur s’kemi pasur fare shtet jemi shumë më dobët.”

“Duhet të ndërtojmë këto raporte dhe të jemi serioz me aleatët tanë.”

Gjatë vitit që lamë pas politika e jashtme e Kosovës u fokusua te dialogu me Serbinë. Ndonëse pati disa takime me Beogradin nuk pati rezultate konkrete dhe çështja e asociacionit mbetet sërish e hapur.

Klan News