Edhe pse ka kaluar një kohë e gjatë nga ndarja e grupit One Direction, fansat ende kujtojnë atë kohë që ata e konsiderojnë si të artë për vetë këngëtarët. Ata morën drejtime të ndryshme dhe preferuan të vijonin karrierën e tyre muzikore solo.

I ftuar në “Saturday Night Live”, ish-anëtari i grupit, Harry Styles foli për rrugëtimin e grupit dhe përshëndeti Niall Horan, Liam Payne and Louis Tomlinson, duke i konsideruar si vëllezërit e tij.

Unë isha pjesë e grupit One Direction, do ishte fantastike sikur të ishim të gjithë këtu bashkë apo jo? Por nuk janë. Unë i dua ata, janë vëllezërit e mi, Niall, Liam, Louis… dhe Ringo”.

Por të gjithë e kuptuan se ai “harroi” të përmendte edhe Zayn Malik, kaq mjaftoi edhe menjëherë fansat e Malik shpërthyen me kritika ndaj tij./tvklan.al