Një vajzë 25 vjeç nga Rusia e quajtur Anastasia Scherbinina, ka vdekur nga një goditje elektrike masive pasi përdori telefonin e saj në banjë. Vajza ruse po karikonte telefonin kur u godit nga rryma elektrike në shtëpinë e saj në Novosibirsk, thonë raportet. Ajo ka punuar si asistentja e një deputeti në Rusi.

Autoritetet dhe policia ruse ka paralajmëruar se po ndodhin një sërë vdekjesh nga goditja elektrike tek të rinjtë që përdorin telefonat në tualet.

“Ajo shkoi në tualet para se të flinte dhe kishte telefonin me vete. I kishte mbaruar bateria, kështu që ajo e futi në karikim që të mos ndahej nga telefoni teksa qëndronte në tualet. Telefoni i saj u godit nga rryma elektrike dhe vajza vdiq në çast. Policia kuptohet se po heton rrethanat e vdekjes së saj”, u tha në një raport. /tvklan.al