Ish-avokati i Donald Trump Michael Cohen rrezikon të përfundojë në burg. Prokurorët federalë i kanë prezantuar para gjykatës një Memo me detaje të reja, duke akuzuar ish-krahun e djathtë të Trump se ka dhënë ndihmë të rëndësishme në ndërhyrjen e rusëve në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Në Memon e hartuar nga prokurori special Rober Mueller, që po drejton hetimin e njohur si “Russiagate”, Cohen akuzohet se ka komunikuar rregullisht avokatët rusë të lidhur me Kremlinin.

Ish-avokati i Trump akuzohet gjithashtu edhe se ka mashtruar Kongresin në deponimin përpara këshillit hetues. Cohen pritet të dënohet me mbi 10 vjet burg për këto akuza.

Presidenti Trump e ka quajtur hetimin për ndërhyrje ruse në zgjedhje gjueti shtrigash. Shefi i Shtëpisë së Bardhë është përplasur shpesh me prokurorin Special Mueller dhe ish-Prokurorin e Përgjithshëm Jeff Sessions, ç’ka solli edhe shkarkimin e këtij të fundit.

Presidenti Trump emëroi këtë të premte si prokurorin e ri të përgjithshëm Uilliam Barr, i cili ka mbajtur edhe më herët këtë detyrë në vitin 1991, gjatë presidencës së George Herbert Ualker Bush. Prokurori Barr pritet të jetë kundërpërgjigja e Trump për Rober Muellerin. Ai është shprehur shpesh kritik për disa pika të hetimit Russiagate.

Tv Klan