Aktorja Naya Rivera humbi jetën në një liqen në shtetin amerikan të Klanifornisë. Trupi i pajetë i aktores u gjet në zonën verilindore të liqenit, pas një kërkimi gjashtë ditor. 33-vjeçarja u zhduk pasi doli shëtitje me djalin e saj 4-vjeçar në liqenin e Pirut.

Familja ende nuk e pranon dot lajmin e humbjes së vajzës së tyre, ndërsa ish-bashkëshorti i saj,  Ryan Dorsey nuk mund ta imagjinojë të rrisë djalin e tyre katër vjeçar pa të.

Një burim u shpreh për revistën “People”, se aktori 36-vjeçar po kalon një kohë shumë të keqe dhe nuk ka mundur të flejë gjatë këtyre ditëve.

Është thjesht një makth. Edhe pse ai nuk ishte me Naya, ajo është nëna e Josey. Ai ka nevojë për nënën e tij”, u shpreh burimi.

Burimi më tej shton se Ryan nuk mund ta imagjinojë të rrisë Josey pa Naya dhe kjo situatë për të është shkatërruese.

Naya dhe Ryan u martuan në vitin 2014, por në vitin 2018 vendosën t’i jepnin fund martesës së  tyre.

Sipas burimit që kur Naya u zhduk, Ryan dhe Josey kanë kaluar çdo ditë me familjen e Naya. Ata të gjithë po e mbështesin njëri-tjetrin, ndërsa po kujdesen edhe për vogëlushin./tvklan.al