Rudina është një grua e cila është divorcuar nga bashkëshorti i saj. Ata kanë së bashku një djalë. Në ditëlindjen e 8 të së birit, ajo vendosi që t’i bëjë një surprizë në “Aldo Morning Show”.

Torta e vogël me një yll të verdhë dhe shumë domethënëse ishte për vogëlushin e saj, por surpriza nuk shkoi ashtu siç pritej. Dhurata e saj u refuzua nga vjehrra dhe ish-bashkëshorti. “Kjo luftë është për ne të dy“, u shpreh ajo.

Aldo: Rudina është e divorcuar, nuk është se ka një marrëdhënie edhe aq të shëndetshme me ish-bashkëshortin i cili nuk e lë të takojë fëmijën.

Qytetarja: Me mesazhe dhe dokumente ai nuk më lë, por që në vende të tjera ai thotë se unë nuk kam dashur ta takoj ose nuk e dua fëmijën. Kurse me mesazhe, video dhe dokumente duket që unë e dua atë fëmijë dhe jetoj për atë fëmijë.

Aldo: Ky është vendimi i gjykatës apo jo?

Qytetarja: Jo akoma nuk është?

Aldo: Sa kohë keni që jeni divorcuar ju, me letra?

Qytetarja: Me letra jo, por që kemi 2 vite e gjysmë që jetojmë të ndarë.

Aldo: Fëmija jeton në Tiranë…

Qytetarja: Po me të atin dhe gjyshen e tij. Thjesht dua t’i them engjëllit tim të vogël, ta uroj për ditëlindjen që sot mbush 8 vjeç. Biri im je ylli i kësaj bote, je jeta ime, zemra ime, mami nuk do të rresht kurrë për të qenë pranë teje sado pengesa të mëdha që të kem. Të dua shumë engjëlli im, kjo luftë është për ne të dy.

Aldo: Si do e kuptojë ai fëmijë që tortën e ke çuar ti.

Qytetarja: Një ditë do ta kuptojë më besoni, sepse në atë tortë ka një yll shumë të vogël. Ai yll ka një domethënie shumë të madhe, një stimul që i bëj unë atij fëmije gjithmonë.

(Familja e ish-bashkëshortit nuk pranojnë dhuratën)

Aldo: Më vjen keq!

Qytetarja: Megjithatë tentativa e një nëne nuk do të rreshtë kurrë! Do u them të gjitha nënave shqiptare që të mos rreshtin kurrë së pushuari nëse kanë të drejtën e tyre, të mos rreshtin kurrë së thëni të vërtetën dhe të luftojnë për fëmijën e tyre.

Aldo: Ata do e shohin në YouTube ose djali do e shohë kur të rritet, jepja urimin që ku ta shohë…

Qytetarja: Biri im të dua shumë, deri në vdekjen time. Dhe nuk do rresht kurrë së kërkuari ty deri sa të shtrëngoj atë dorë që ne flinim së bashku. Të dua shumë biri im, edhe 100!

/tvklan.al