E ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë një mësuese e cila nuk ka pasur një jetë të lumtur, nga martesa me bashkëshortin e saj. Ajo ka përjetuar shpesh dhunë fizike dhe psikologjike nga ai, e ka keqtrajtuar dhe kishte një mentalitet shumë të mbyllur. Pas dhunës ekstreme që ajo po përjetonte pa ndërprerje vendosi që t’i jepte fund martesës, por sërish nuk është aspak e qetë.

Mësuesja ka rrëfyer se për shkak të djalit të vegël disa muajsh, ajo e linte telefonin pa zë për mos ta shqetësuar. Nje dite bashkëshorti i binte telefonit dhe i shkruante mesazhe por ajo nuk i kishte kthyer përgjigje. Kur vjen në shtëpi e gjen bashkë me të ëmën dhe duke gatuar drekën, ia merr telefonin ia thyen, fillon të shkatërrojë shtëpinë dhe më pas shkon tek dhoma, merr një pistoletë dhe ia drejton të dyjave.

39-vjeçarja: Shkoi tek dhoma e gjumit, nuk e dija e dija që kishte pistoletë dhe na i drejtoi të dyjave mua dhe mamit. Mora djalin në dorë, i them mamit sa të marr rrobat e djalit dhe ikim. Në një moment ka hyrë tek dhoma dhe filloi të më shtynte për të më hedhur nga ballkoni, unë kisha djalin në krahë. Fati deshi që mami të ishte prezente dhe e ka tërhequr ish-bashkëshortin dhe u nisa direkt në korridor.

Më kap për floku, më ka hedhur në tokë, nëpër mure, mami përpiqej të na ndante, i thoshte kujdes se është djali. Arrita të shkëputem prej tij, hapa derën dhe dola jashtë për të hipur tek ashensori. Kur hipa u kujtova që brenda kisha çantë me kartat e mia të bankës, kisha çdo gjë dhe i them mamit të lutem kthehu dhe më merr portofolin. Vjen prapë në ashensor dhe më gjuan me shkelma, grushta. Më pas erdhi mami, hipëm në taksi dhe nuk jam kthyer më kurrë, kjo ka qenë ngjarja e fundit. Kjo ngjarje ka ndodhur në 2016.

Pas ndarjes ajo ka marrë mesazhe fyese dhe kërcënuese. I thoshte që djali ishte i tij dhe ajo nuk kishte shans ta rriste.

39-vjeçarja: Në 25 Korrik të 2017 jam nisur të çoj listën e mesazheve në polici, poshtë tek shtëpia e mamit, ish-bashkëshorti kishte ardhur me një furgon që të tentonte të më kapte me zor të më fuste në furgon. Nuk ishte makina e tij, ishte një tjetër me targa të huaja. Ka zbritur në tokë dhe më ka tërhequr zvarrë mes lagjes, më ka thyer telefonin, ka ushtruar dhunë. Kishte njerëz por nuk ndërhynin, ata që përpiqeshin, i thoshte është e dashura jote që ndërhyn? Kështu njerëzit stepeshin dhe nuk ndërhynte kush.

Pas kësaj ngjarje 39-vjeçarja merr sërish urdhër mbrojte, por ai nuk ndalej, i dilte në rrugë, e pështynte, e ofendonte, i thoshte femër e ulët, një femër e mirë nuk e lë burrin etj.  /tvklan.al