Vajzat e Love Island Albania kanë komentuar ish-çiftin Denis-Xhesika. Aisha, Ueda dhe Xhoana janë shprehur se ata nuk duken si të ndarë, pasi rrinë gjatë gjithë kohës bashkë.

Pjesë nga biseda:

Aisha: Unë jam shumë konfuze për Denisin dhe Xhesin.

Xhoana: Mirë që erdhën, po këta rrinë gjithë ditën bashkë.

Ueda: Po kanë qenë për një kohë të gjatë bashkë me njëri-tjetrin, kjo është normale.

Xhoana: Po të jenë bashkë, të rrinë jashtë më mirë.

Episodet ditore të Love Island Albania transmetohen çdo ditë në orën 18:20 në Tv Klan./Love Island Albania