Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimet dhe pritet të dërgojë në gjyq pjesën e dytë të dosjes 339. I pandehur në gjykatë do të jetë ish-drejtori i përgjithshëm i burgjeve Arben Çuko dhe 4 persona të tjerë. Mbi ta rëndon akuza e korrupsionit. Sipas dosjes së Prokurorisë, Çuko është kapur në përgjime duke folur për transferimin e një të burgosur kundrejt një shumë parash.

Në gjyq ka përfunduar edhe shoferi i ish-deputetit socialist, Qerim Masha, i cili dyshohet se është personi që marri shumën prej 3 mijë Eurosh. Pak ditë më parë Prokuroria dërgoi në gjyq pjesën e parë të dosjes 339 ku të pandehur përfunduar 12 persona.

Ata akuzohen për trafik drogë në kuadër të grupit te strukturuar kriminal. Po për të njëjtën dosje prokuroria vazhdon hetimet edhe për disa grupe të tjera kriminale në Shijak, Fier, Shkodër dhe Sarandë. Hetimet vazhdojnë edhe për akuzat e shit-blerjes së votave në Durrës, ku pjesë e dosjes janë disa përgjime të cilat u bënë publike nga gazeta gjermane “Bild”. Në pyetje për këtë dosje u mor edhe kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako.

Tv Klan