Pjesë e rubrikës “Gjysma ime” në Tv Klan është bërë ish-deputeti i PD-së dhe biznesmeni i njohur Agron Shehaj dhe bashkëshortja e tij Enida. Ata kanë shprehur se kjo është dalja e tyre e parë publike dhe Enida ndihej disi në siklet. Ai ka qenë i pari në Shqipëri që ka hapur një Call Center dhe gjatë intervistës ka treguar vështirësitë që ka kaluar për të qenë këtu ku është sot.

Enida: Agroni ishte në fillimet e tij dhe e mbaj mend si një njeri shumë të drejtë në punë, të rreptë dhe kishte krijuar një atmosferë në punë që mua më dukej pak si jo në Shqipëri, si jashtë shtetit. Ishte një ambient shumë pozitiv, ishim të gjithë të rinj dhe nuk ishim vetëm kolegë, ishim bërë edhe miq.

Ardit Gjebrea: Pra ju jeni njohur në punë?

Enida: Po.

Agron Shehaj: Unë jam kthyer në Shqipëri në 2005.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç keni ikur nga Shqipëria?

Agron Shehaj: 13 vjeç. Kam mbaruar atje 8-vjeçaren, shkollën e mesme, kam bërë universitetin dhe më pas jam kthyer në Shqipëri.

Ardit Gjebrea: Po pse u ktheve?

Agron Shehaj: Më thërriste Shqipëria.

Ardit Gjebrea: Erdhe në Tiranë dhe fillove me biznese.

Agron Shehaj: Unë erdha në Shqipëri për të bërë një biznes. Kisha një ide, në atë kohë nuk kishte, nuk e dinte kush se çfarë ishte puna në Call Center.

Ardit Gjebra: E hape këtë biznes dhe Enida ishte aty?

Agron Shehaj: Enida filloi punë aty. Fillimi ishte shumë i vështirë. Kishim shumë të punësuar, patëm një vështirësi në vitin e tretë, partneri i cili unë punoja vendosi që unë nuk i duhesha më dhe mund ta bënte vetë. Nga 100 veta që punonin, 90 veta ikën sepse partneri i biznesit që kisha unë ishte një kompani e madhe që ofronte më shumë garanci dhe ishte normale që të rinjtë ishin më të tërhequr nga garancitë që i jepte ajo kompani sesa unë. Ata ishin italianë. Një grup i vogël mbeti me mua dhe në këtë grup ishte dhe Enida. /tvklan.al