Gjykata e Vatikanit dënoi këtë të shtunë ish-diplomatin e Selisë së Shenjtë me 5 vite burgim për posedim dhe shpërndarje të pornografisë më fëmijë, në gjykimin e parë të këti lloji në Vatikan.

Monsinjor Carlo Capella ka pranuar se ka shikuar foto gjatë asaj që ai e quajti si “gjendje e brishtë” dhe krizës së brendshme të shkaktuar nga zhvendosja në punë në ambasadën e Vatikanit në Washington.

Kryetari i tribunalit, Giuseppe Dalla Torre lexoi aktgjykimin të shtunën, pas gjykimit dy ditorë në të cilin Capella kërkonte një dënim të butë, duke thënë se ky episod është vetëm “një pengesë në rrugën” e profesionit të priftërisë, të cilin dëshiron të vazhdojë.

Gjykata tha se Capella ka vazhduar të ketë qasje në materiale të tilla, edhe pasi Vatikani e tërhoqi në Gusht të vitit 2017./AA