Ish-drejtori i CIA-së, Steven Meyer, ka deklaruar se në Ballkan do të ketë ndryshim të kufijve.

Në një intervistë për “Veçernje Novosti”, ka thënë se do të ketë ndryshim të kufijve të Bosnjës dhe Hercegovinës, Kosovës dhe Maqedonisë. Kjo e fundit është më kritike për shkak se ka përplasje shqiptaro-maqedonase, por edhe përplasje ndërmjet maqedonasëve, raporton KosovaPress.

Meyer thekson se do të mbijetojë Republika Serbe, por në ndonjë formë tjetër, ndërkaq, shton se nuk ka ndërruar aspak politika amerikane ndaj Kosovës./tvklan.al