Teksa shumë shtete në Evropë kanë nisur administrimin e dozave të katërta, ish-drejtori i Agjencisë Evropiane të Barnave, Guido Rasi thotë se njerëzit  nuk mund të vaksinohen çdo disa muaj.

Në çdo rast, ne nuk mund të vazhdojmë me fushata të vaksinimi çdo disa muaj. Nuk është e qëndrueshme. Duhet të mendojmë për një mënyrë tjetër ”- thotë ai.

Rasi shprehet se antitrupat mund të mos jetë në gjendje të shmangin  infektimin, por mund të parandalojnë sëmundjet  e rënda. Në një intervistë për gazetën italiane  ‘La Repubblica’ ai shpjegon se ka patur dyshime edhe përpara nisjes së dozave  përforcuesve, por sipas tij tashmë ka ardhur Omicron.

Eksperti Italian e rekomandon dozën e katërt për personat me sistem imunitar të dobët  dhe ata që vuajnë nga sëmundje të rënda. Fushata e vaksinimit ka ecur me ritme të shpejta në Itali pasi ky vend ka një nga normat më të larta të vaksinimit në Evropë.

Klan News