Ish-drejtuesi i policisë kundërshton gazetarin Hoxha



Ish-drejtuesi i policisë kundërshton gazetarin Hoxha

22:48 25/09/2019

“Nuk besoj të jenë paguar 300 mijë euro për vrasjen e Malkos”

Ndryshe nga sa tha gazetari Artan Hoxha, ish-funksionari i policisë, Aleks Hajdari, nuk beson se vrasja e Santiago Malkos më 27 Gusht të jetë paguar rreth 300 mijë euro.

Mbrëmjen e së mërkurës, nga studio e “Opinion”, Hajdari tha se 300 mijë euro është një vlerë shumë e madhe për të paguar vrasjen e një personi si Malko.

Ish-funksionari i policisë Aleks Hajdari: Vlerat e pagesës nuk besoj të jenë aq të larta sa ç’thotë zoti Hoxha. 300 mijë euro është një vlerë shumë e madhe për Santiago Malkon.

Gazetari Artan Hoxha: Sepse kanë dështuar disa herë për ta goditur atë…

Ish-funksionari i policisë Aleks Hajdari: Është një vlerë shumë  e madhe për të paguar një vrasje, por ajo që të shqetëson është se numri i vrasjeve me pagesë, numri i vrasjeve për shkak të kontrollit të territorit dhe linjave të drogës, po vjen dita e ditës duke u rritur. Vërtetë që në kronologji dhe në vijimësi ka pasur një numër të konsiderueshëm vrasjesh, por nëse i shikojmë motivet, dhe arsyet…sepse çfarë ndodh? Ne duhet të largohemi nga statistikat, analiza që duhet të bëhet sot është motivet, arsyet, impakti që ka tek ata njerëz që kanë qenë prezent në atë vrasje aty është impakt shumë negativ, impakt që të ngel në kujtesë për një kohë të gjatë. /tvklan.al







Të ngjashme