Lajmet rreth Familjes Mbretërore në Britaninë e Madhe përbëjnë gjithnjë interes në mbarë botën. E sidomos kur bëhet fjalë për Princeshat Meghan Markle dhe Kate Middleton.

Shpesh në rrjetet sociale është përfolur për një garë mes dy kunatave, por sot ish-fotografi i Familjes Mbretërore Ian Pelham Turner, i cili ishte i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, tha se mes tyre ka garë të vërtetë.

Ai tha se Meghan Markle është personifikim i Princeshës Diana, ndërkohë që përshkroi Kate Middleton si trëndafil britanik.

“Unë e adhuroj Meghan Markle, ajo është Diana e re. Mendoj se mes Meghan Markle dhe Kate Middleton ka garë. Kate është një trëndafil britanik, ndërsa Meghan është personifikim i Dianës. Duke parë Meghan tani kupton që ka të gjitha sjelljet që kishte Diana”,

tha Ian Pelham Turner.

/tvklan.al