Veliaj: Kampionë në futboll dhe në qytetari 

Ish-futbollistët e kombëtares sonë të futbollit, Igli Tare, Alban Bushi, Klodian Duro, Altin Haxhi, Foto Strakosha dhe Erion Bogdani i janë bashkuar nismës së Bashkisë së Tiranës për të mbjellë pemë të reja në pjesën jugore të Parkut të Liqenit.

“Jam shumë krenar që kemi një skuadër “All Stars”, skuadrën e ëndrrave të Shqipërisë në ditët më të mira. Kush është kampion i vërtetë është i tillë në çdo fushë, jo vetëm në fushën e blertë, por edhe në fushën e mjedisit, të familjes dhe komunitetit. Jam krenar që jam këta kampionë, mbi të gjitha si qytetarë, dhe besoj se një akt i vogël qytetarie i mbjelljes së një peme, është një mesazh që japim për gjeneratën që vjen. Shumë prej nesh thamë se nuk kishim kapur lopatë prej vitesh, por besoj se për një kauzë të mirë të gjithë japim kontribut”, tha Veliaj.

Ish-futbollistët përshëndetën iniciativën e bashkisë për krijimin Pyllit Orbital, ndërsa ftuan qytetarët t’i bashkohen. Bashkia e Tiranës ka në objektiv që të mbjellë 2 milionë pemë për të krijuar Pyllin Orbital.

Tv Klan