Familja e fituesit të Kupës së Botës në vitin 1996, Nobby Stiles, nxjerr në dritë çështje mjaft delikate, si plakja e trurit tek lojtarët.

Kritika të ashpra kanë shkuar në drejtim të Professional Football Asscosiation për neglizhim të këtyre rasteve.

Sipas studimeve, ish-futbollistët janë 3.5 herë më të rrezikuar për t’u prekur nga kjo sëmundje, krahasuar me popullatën e thjeshtë. Në një homazh që u bë në nder të tij, familja adresoi këtë çështje dhe kërkoi të merreshin masa emergjente.

Shumë lojtarë të vjetër po vdesin, dhe një pjesë e tyre nuk kanë më medalje për të shitur. Dhe është e drejtë të kërkohet shkaku i vdekjes në lojtarët me moshë të thyer. Atyre u është shkaktuar mplakje truri dhe u duhet dhënë ndihmë emergjente. Shpresoj që vdekja e babait tim të shërbej si katalizator për të adresuar këtë skandal”, tha vajza e tij.  

Stiles ka fituar 28 kupa me Anglinë, dhe kupën e botës ndaj Gjermanisë Perëndimore në 1996. Në 2010 ai pësoi një goditje në tru dhe më vonë u diagnostikua me Alzhaimer. /tvklan.al