Ish-futbollisti shqiptar shuhet në moshën 24-vjeçare

Ish-futbollisti shqiptar shuhet në moshën 24-vjeçare

18:54 08/10/2019

Të mërkurën i jepet lamtumira e fundit

Kur mjeku hyri në dhomën e tij të gjumit, pasditen e së shtunës, në trupin e Aldi Cala, 24-vjeçarit me origjinë shqiptare nuk kishte shenja jete. Me gjasë zemra e tij kishte pushuar së rrahuri gjatë natës të së premtes. Atë natë, i riu ishte kthyer nga një mbrëmje me miqtë dhe kishte shkuar për të fjetur.

Të shtunën, duke menduar se i biri ishte i lodhur, prindërit e kishin lënë të pushonte deri pasdite. Derisa vendosën që ta zgjonin. Pikërisht në atë moment bënë zbulimin tragjik. Aldi kishte vdekur. Shkaqet e vdekjes, të paktën siç shkruajnë mediat italiane, duket se janë natyrale.

Vdekja e tij tronditi gjithë komunitetin ku jetonte. 24-vjeçari ishte prej vitesh rezident në Pontetetto, në Toskanë, sëbashku me familjen. Në të shkuarën ai ishte aktivizuar edhe me një skuadër futbolli për të rinj, Folgor Marlia.

Duke cituar prindërit e të riut shqiptar, 24-vjeçari nuk kishte përdorur kurrë substanca narkotike, madje kishte qenë një djalë i mbushur me jetë.

Aldi Cala do të përcillet për në banesën e fundit të mërkurën, në orën 11:30, në varrezat e San Lorenzo./tvklan.al

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT