2 vite e 6 muaj burg për gjyqtarin

2 vite e 6 muaj burg për gjyqtarin

11:30 27/11/2018

Shkëlqim Miri, gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Tiranës, është dënuar me 2 vite e 6 muaj burg. Ai akuzohet për korrupsion nga Prokuroria pasi ka ndryshuar akuzën vrasje në plagosje për Gentian Dodën, i dënuar në vitin 1999 nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Për lehtësimin e akuzës Shkëlqim Miri sipas hetimeve kishte kërkuar ryshfet 20 mijë Euro. Paratë, gjyqtari i kishte marrë nëpërmjet kushëririt të tij Kujtim Miri, i cili luante rolin e sekserit në këtë histori. Për këtë të fundit gjykata vendosi dënimin me 1 vit e 8 muaj burg. Gjatë kontrollit të banesës bërë nga policia ditën e arrestimin, gjyqtarit iu gjetën 34 milionë Lekë të reja.

Këtë shumë ai tha se e kishte marrë nga të afërmit për t’u kuruar nga një sëmundje. Vendimi për Mirin pritet të ankimohet nga avokati i gjyqtarit, i cili kërkon një masë më të butë dënimi për klientin e tij.

Tv Klan





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi