Apeli lë në fuqi arrestin me burg për Enkeleida Hoxhën

Gjykata e Posaçme e Apelit ka refuzuar sërish kërkesën e Enkeleida Hoxhës, për ndryshim të masës së sigurisë. Kështu, ish-gjyqtarja e Krujës do të vijojë të qëndrojë në arrest me burg.

Hoxha kishte kërkuar edhe më herët një masë më të butë, sipas saj për shkak të problemeve familjare. Megjithatë, edhe më herët, ajo u refuzua nga gjykata.

Enkeleida Hoxha u prangos në 11 Shkurt në sallën e gjyqit në Krujë, me urdhër të SPAK.

Ajo akuzohet së bashku me 9 persona të tjerë për korrupsion. Sipas dosjes së Prokurorisë së Posaçme, Hoxha në bashkëpunim me avokatin Aldo Tabaku dhe sekretaren e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuci merrnin para për të liruar nga burgu persona të dënuar./tvklan.al