Gjykata rrëzon kërkesën për masë sigurie më të butë

Gjykata e Posaçme rrëzon për herë të tetë kërkesën për masë sigurie më të butë për ish-gjyqtaren e Krujës nën akuzë për korrupsion, Enkelejda Hoxha. Kërkesa për masë më të butë u bë me argumentin për shkak të gjendjes shëndetësore të fëmijëve të ish-gjyqtares.

Në kërkesë thuhet se përveç djalit të saj që ka probleme shëndetësore, sipas akt ekspertizës, edhe vajza e saj e mitur ka shfaqur probleme psikologjike. Por në fund gjykata ka refuzuar sërish duke lënë në fuqi masën “arrest me burg”. Enkelejda Hoxha u shkarkua nga detyra e gjyqtares më 17 mars dhe u la në burg nga Gjykata e Apelit.

Ajo u arrestua nga SPAK pas një operacioni në Gjykatën e Krujës, në seancë gjyqësore teksa po lironte një tjetër të dënuar. Mes të dënuarve janë edhe sekretarja e Gjykatës, Emanuela Mallkuçi ekspert shëndetësor dhe avokati Aldo Tabaku të cilët në bazë të një skeme të mirëfilltë kriminale bënin lirimin e të dënuarve.

Emri i ish-gjyqtares lidhet me lirimin e shumë të dënuarve me burg përjetë, mes tyre edhe Endrit Dokle, Genc Tafilit ai edhe Hekuran Billa, i vrarë 1 vit më parë në kryeqytet.

Klan News