MacKenzie Scott, ish-gruaja e themeluesit të Amazon Jeff Bezos, ka dhuruar më shumë se 4 miliard Dollarë për bamirësi dhe ka ndihmuar miliona qytetarë që nuk kanë pasur ushqim.

Vetë Scott ka bërë me dije këto donacione dhe ka shkruar se bamirësia e saj është bërë pasi ka dashur që të ndihmonte amerikanët të luftonin krizën e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Scott është personi i 18-të më i pasur në botë, pasi pasurinë e saj është nga 23.6 miliardë në $ 60.7 miliardë këtë vit.

Pjesa më e madhe e pasurisë së saj vjen nga Bezos i cili është njeriu më i pasur në botë dhe shefi ekzekutiv i Amazon.

Scott mësohet se ka dhuruar 1.7 miliardë Dollarë për 116 organizata bamirësie në Korrik të këtij viti  duke thënë se ajo donte të tërhiqte vëmendjen për organizatat e tjera dhe udhëheqësit e tyre.

Donacionet u përqendruan tek ata që ishin në nevojë dhe ishin të pasigurtë për jetën e tyre për shkak të krizës së shkaktuar nga COVID-19.

Vitin e kaluar ajo nënshkroi dhe një deklaratë, duke premtuar të jepte pjesën më të madhe të pasurisë së saj për bamirësi./tvklan.al