Chris Brown ka patur një lidhje disa-vjeçare me këngëtaren

Chris Brown ka uruar ish të dashurën e tij, Rihanna pasi këngëtarja solli në jetë fëmijën e parë të saj me reperin ASAP Rocky.

Ai bëri një postim në llogarinë e tij në Instagram, ku shkroi: Urime!

Reperi e shoqëroi urimin me tre emoji, një zemër të kuqe, një grua shtatzënë dhe duar që luten. Nga ana tjetër artistja nuk ka reaguar ende për lindjen e djalit të saj dhe nuk është zbuluar emri i tij.

Megjithëse ai nuk e etiketoi Rihannën në postim. Dyshja kanë patur një romancë që zgjati nga viti 2007 deri në vitin 2009. Marrëdhënia e tyre u vu në qendër të mediave rozë pasi këngëtari dhunoi fizikisht bukuroshen.

Ata u rikthyen sërish me njëri-tjetrin nga viti 2012 deri në 2013 para se të ndaheshin përfundimisht. Mësohet se aktualisht artistja e njohur ndodhet në shtëpinë e saj në Los Angeles duke pushuar me foshnjën.

Ky është fëmija i parë si për Rihanna ashtu edhe për reperin A$AP, të cilët tashmë janë prej dy vitesh së bashku.

Tv Klan