Apeli e lë në arrest shtëpie

Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-juristen e Bashkisë së Lushnjes, Blerta Turkun, nga “arrest me burg”, në “arrest shtëpie”.

Avokati i ish-zyrtares së Bashkisë deklaroi se u vërtetuan pretendimet e tyre se nuk ka konsumuar asnjë vepër penale, por thjesht ka zbatuar ligjin.

Blerta Turku u arrestua pas përgjimeve të SPAK, ku implikohej ish-kryetari Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe dhe një sërë zyrtarësh të tjerë për shpërdorim detyre dhe favorizim në tenderin për një kanal kullues.

Klan News