Në prag të derbit të parë të sezonit mes Partizanit dhe Tiranës, emocionet janë të natyrshme për tifozët por edhe për futbollistët mbi të gjitha për ata që nuk e kanë provuar më parë dhe Tirana ka shumë të tillë këtë sezon.

Ish-kapiteni i Tiranës, Gentian Muça, e sheh mungesën e eksperiencës së tryre në derbi si një element pozitiv.

“E para duhet ta shijojnë. Emocione të reja, qasje të reja, shenjë pozitive.”

5 javë kampionat, 5 barazime për Tiranën. Por për Muçën rezultatet nuk pasqyrojnë lojën e vërtetë të bardhebluve.

“Kanë treguar agresivitet, duhet ta përdorin në derbi për të pasur sukses.”

Por kujdes, Partizani ka një pikë të fortë: Muça jep këshillën e tij për lojtarët e Tiranës.

“Partizani ka pikë të fortë, mesfushën. Tirana duhet të marrë mesfushën pasi do e ketë të lehtë gjithë ndeshjen.”

Tv Klan