Ndrea Prendi thotë se për 21 Janarin 2011 nuk ka pasur hetime. Në një intervistë për emisionin “Opinion”, ish-Komandanti i Gardës së Republikës thotë se nëse prokuroria do të kishte kryer hetime për ngjarjen ku mbetën të vrarë 4 persona, do të ishte përcaktuar edhe si u vranë këta të fundit.  

Blendi Fevziu: 4 personat sipas jush janë vrarëvetëm me plumba rikoshetë? Nuk është qëlluar drejtpërdrejt mbi protestuesit? Unë po ju pyes si komandant Garde. Ku keni garanci ju që asnjë gardist nuk ka qëlluar drejtpërdrejt?

Ndrea Prendi: Ajo është detyrë e prokurorisë nëse përcaktohet sesi… ata po të kishin bërë hetim, unë po them që hetimi për 21 Janarin nuk është bërë.

Blendi Fevziu: Edhe sepse është penguar. Ju nuk shkuat të pyeteshit tek prokuroria të nesërmen, nuk u latë të pyeteshin nga prokuroria të nesërmen. Prokuroria kërkoi më 22 Janar që ju dhe gjithë zinxhiri komandues i Gardës të shkonte të pyetej në prokurori…

Ndrea Prendi: Në momentin që jam thërritur nga prokuroria jam paraqitur në prokurori.

Blendi Fevziu: Në cilën datë?

Ndrea Prendi: Kur jam thërritur nga prokuroria.

Blendi Fevziu: Jeni paraqitur?

Ndrea Prendi: Absolutisht. Ditën e parë, në orën që ka caktuar prokuroria për t’u paraqitur, unë jam paraqitur. Sesi thotë prokuroria dhe sesi janë procedurat, unë nuk pjesë e procedurave. /tvklan.al