Clark: I impresionuar nga arritjet e vendit

Kishte rol kyç në bombardimet e caqeve serbe gjatë luftës në Kosovë, duke dhënë fund kështu gjenocidit serb në Kosovë. Tash pas 22 vjetësh ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Wesley Clark është i impresionuar me demokracinë e lirinë e Kosovës. Ai ka qëndruar në Kosovë  ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Jam i impresionuar me demokracinë e lirinë në Kosovë përgjatë gjithë këtyre viteve. Njerëzit e Kosovës janë shembull i madh për botën se çfarë është vendosmëria për të jetuar dhe punuar duke i shërbyer demokracisë mund të bëjnë për popullin”.

Si falënderim për rolin vendimtar në çlirimin e Kosovës, shkolla  e FSK-së ndo ta emërohet Qendra Universitare Wesley Clarck.

“Me ndryshime të FSK-ja ka prioritet integrimin në NATO. Për ndër të gjeneralit historik do të emëroj shkollën tonë të oficerëve të FSK-së me emrin Qendra e Studimeve Universitare Wesley Clarck”.

Forca e Sigurisë së Kosovës , u formua zyrtarisht më 21 Janar 2009, pas shpërbërjes së Trupave Mbrojtëse të Kosovës, e cila ishte formuar në vitin 1999 si pasardhëse e UÇK-së, ndërsa në Dhjetor të 2018-ës Kuvendi miratoi tri ligje, me të cilat iu mundësua transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës.

Tv Klan