Fatmir Limaj, i njohur ndryshe si ish-komandant Çeliku është thirrur nga Prokuroria Speciale ku do të përgjigjet për një rast të ri të krimeve të luftës. Ai po hetohet për vrasjen e dy civilëve shqiptarë në rajonin e Malishevës, të ndodhura në vitin 1998.

Fatmir Limaj dyshohet se ka dorë në ekzekutimin pa gjyq të Ramiz Hoxhës nga Bellanica dhe Selman Binishit nga Banja. Atë kohe Limaj ishte komandant i zonës, raporton Klan Kosova.

Në cilësinë e të dyshuarit është thirrur që të merret në pyetje ditën e sotme pasi është i dyshuari kryesor për këto dy vrasje./tvklan.al