Së fundmi dy reperët më të dashur për publikun Noizy dhe Mozzik kanë bashkëpunuar së bashku dhe kanë publikuar këngën e tyre më të re “Bonjour Madame” e cila është pritur mjaft mirë. Për 24 orë kënga ka marrë mbi 1.6 milion klikime duke thyer rekorde.

Por një detaj që nuk mund të shpëtonte nga ky klip, është edhe pjesëmarrja e një konkurrenteje të “Love Story”,  program dashurie që është transmetuar në tv Klan.

Bëhet fjalë për Suela Karaj e cila shihet në një shtrat krahë Mozzik dhe me parqitjen e saj të lë pa fjalë. /tvklan.al